Mahmut Ferati vjen me një këngë rtimike

Mahmut Ferati vjen me një këngë rtimike

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Mahmut Ferati sot ka publikuar projektin e tij të ri të titulluar “Fëllënza”, shkruan rtv21.tv.

Kënga është ritmike dhe vjen me tekst të Milaim Mezinit kurse për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Rrahman Kryeziu.

Me rastin e publikimit të “Fëllënzës”, Mahmut Ferati i është drejtuar me një mesazh fansave të tij.

“Kam kënaqësinë që sot t’ua dhuroj një këngë me plot ritëm, gjallëri, melankoli dhe plot dashuri, sepse kënga është ilaq i zemrës, andaj dhurata ime më e mirë për Ju është kënga, sepse e di që këtë e prisni më së shumti nga unë.”, ka shkruar ndër tjerash Ferati në Facebook.

Gjatë këtyre muajve Mahmut Ferati ka qenë aktiv me publikimin e këngëve të reja, para një muaji ai lansoi këngën “Nuk e lëshojmë vendlindjen”, kurse në muajin mars Ferati në bashkëpunim me Shaqir Cërvadikun publikuan një këngë kushtuar futbollistit të ndjerë Fadil Vokrrit ./21Media