Publikohet kënga e re e Feratit

Publikohet kënga e re e Feratit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Mahmut Ferati publikoi këngën e re me titull “Pritë sa t’vi nga gurbeti”. Premiera e këtij projekti u dha ekskluzivsht në emisionin “21 Gradë” në RTV21, ku ndër tjerash Ferati dha detaje për projektin e ri.

Ferati tha se për tekstin dhe muzikën u përkujdes Idajet Sejdiu, ndërsa për orkestrimin Rrahman Kryeziu, shkruan rtv21.tv

Kjo është këngë ritmike dhe mbetet të shihet se sa do të pëlqehet nga fansat e tij./21Media