Meda dhe Vjollca vijnë me një baladë të fuqishme për dashurinë

Meda dhe Vjollca vijnë me një baladë të fuqishme për dashurinë

Pas shumë paralajmërimeve Meda dhe Vjollca Haxhiu kanë lansuar baladën “Falëm”.

Për tekstin e është përkujdesur Fatmir Muja ndërsa muzikën e ka bërë Wirusi dhe Granit Gashi.

Kënga është e realizuar edhe me videoklip i cili sot është publikuar në YouTube.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes, Vjollca e Meda kanë realizuar edhe disa këngë tjera si “Dashnia jonë”, “S’je interesant”, “ Ça ka zemra” e të tjera./21Media