Shfaqen shumë tërheqëse

Shfaqen shumë tërheqëse

Është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur i motrave Istrefi. “Nuk e di” mban titulli projekti të cilin e kanë sjellë sot Era dhe Nora Istrefi, edhe pse ishte paraparë të publikohet në mars, por është shtyer.

Në këtë klip dy këngëtaret e mirënjohura shfaqen shumë tërheqëse dhe vlen të theksohet se videoklipi është mjaft i veçantë, transmeton rtv21.tv

“Nuk e di pse s’jena mo, kur e din se sa t’du, kur e di se m’don mu”, thuhet në një pjesë të refrenit.

Ky është projekti i parë i dy artisteve të mirënjohura, ndonëse janë këngëtare të dëshmuara të estradës.

Kujtojmë se, Era Istrefi arriti që me zërin e saj të njihet edhe jashtë kufijve kështu duke i bërë krenar gjithë Shqiptarët kudo që janë. Era Istrefi e promovoi Kosovën në Kampionatin Botëror Rusia 2018, përmes himnit të Kupës së Botës. Këngëtarja bashkë me emrat ikonikë të skenës ndërkombëtare të muzikës, Will Smith dhe Nicky Jam patën një performancë madheshtore në “Russia 2018” me këngën “Live It Up.  Era vitin që lamë pas ka sjellë shumë projekte të reja muzikore, teksa pritet që edhe këtë vit të jetë shumë aktive.

“Nuk e di” është projekti i parë muzikor për vitin 2019 nga Nora, teksa vitin që lamë pas ajo ka sjell disa projekte që janë pritur mjaft mirë nga publiku si “M’ke mungu” në bashkëpunim me Skerdin, “As ni gote” në bashkëpunim me Mixey./21Media