Publikohet kënga e shumëpritur

Publikohet kënga e shumëpritur

Seven Saraqi dhe Tuna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë, shkruan rtv21.tv

Kënga titullohet “Maria” e cila është publikuar edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Seveni ndërsa për videon “Mojo Productions”, në klip gjithashtu shihet edhe modelja e njohur Vildane Zeneli.

Në videoklipin e kësaj kënge Tuna ka bashkëpunuar me me stilisten e njohur Nange Magro, e cila është edhe stilistja e këngëtares së njohur botërore, Madonës./21Media