Publikohet kënga e fundit e Erës

Publikohet kënga e fundit e Erës

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka publikuar këngën e saj të re “Anything More”.

Kënga është në bashkëpunim me DJ e njohur botëror, Steve Aoki dhe është pjesë e albumit të tij më të ri, i cili titullohet “Neon Future III”, shkruan rtv21.tv

Kënga këndohet në gjuhën angleze dhe është publikuar vetëm në versionin audio.

Kujtojmë që projekti i fundit i Erës ishte “Oh God” në bashkëpunim me Konshens, i cili deri më tani në kanalin Youtube ka marrë mbi 8 milionë klikime./21Media