Kosova dy humbje nga dy ndeshje

Kosova dy humbje nga dy ndeshje

Në Paris të Francës është duke u mbajtur Premier Liga e karatesë. Në këto përballje mblidhen pikët kualifikuese për lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Në mesin e 92 shteteve që po marrin pjesë është edhe Kosova që po përfaqësohet me katër karateist.

Herolind Nishevci, kategoria +84 kg, Fortesa Orana, kateroria +68 kg humbje Adelina Rama kategoria -61 kg dhe Elhami Shabani kategoria -75 kg.

Deri me tani në këto gara, Kosova ka pësuar dy humbje. Në përballjen e djeshme Elhami Shabani me kategorinë-75 kg humbi në përballje me garuesin nga Estonia, Artamonov Pavel.

Kurse sot paradite, ka garuar edhe karateistja, Adelina Rama e cila është mundur nga kundërshtarja sllovake, Suchankova Ingrida, raporton 21Media

Gjatë ditës pritet të përballet edhe Fortesa Orana me Maria Torres Garcia nga Spanja. Kurse, Herolind Nishevci do ndeshet me Bellemkahannate Ismail nga Norvegjia. /21Media