Sindikata e Qendrës Klinike kritikon ministrin

Sindikata e Qendrës Klinike kritikon ministrin

Doktorët Specialistë kërkojnë rritje të pagave. Ata kërkojnë të marrin nga 100 mijë denarë siç edhe u ishte premtuar nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni.

Sindikata e Qendrës Klinike thotë se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ua ka mbyllur derën që nga janari, kur kishin takimin e fundit me të.

Kryetari i Sindikatës, doktori Goran Begoviq, tha se kanë pasur durim dhe kanë pritur të kalojnë situatat aktuale politike në vend, por më nuk do të presin.

“Nga 15 janari i vitit 2019 deri më tani nuk kemi kurrnifar komunikimi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrin, Venko Filipçe. Ishim korrekt pritëm fushatën zgjedhore, ishim korrekt dhe nuk dhamë asnjë deklaratë derisa nuk u bë rikonstruimi i Qeverisë që mos të kishim ndonjë ndikim në çfarëdo forme. Tani ishte më momenti që gjithçka që pakënaqësitë t’i hedhim në publik”, tha Begoviq.

Paga bazë neto e një doktori në shëndetësi terciare është 44.517, që domethënë duhet për dyfish të rriten të ardhurat.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nga ana tjetër tha se ka bashkëpunim të mirë dhe komunikim të vazhdueshëm me mjekët e Sindikatës së Qendrës Klinike.

Filipçe thekshoi se deri në fillim të vitit të ardhshëm, do të arrihet që paga e specialistëve të bëhet 100 mijë denarë.

Po planifikohet rritje e të ardhurave në periudhën që vijon, domethënë në vjeshtë dhe gjithashtu edhe në fillim të vitit të ardhshëm që të përmbushim premtimin pagë prej 100 mijë denarësh për mjekë-specialistë dhe sigurisht nuk do t’i lëmë anash sikurse nuk i kemi lënë edhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë, si infermieret, teknikët, ndihmës-mjekët e kështu me radhë”, u shpreh Filipçe.

Në takimin e fundit me ministrin dhe kryeministrin Zoran Zaev, Sindikata e Qendrës Klinike kishte kërkuar që të rregullohet kaosi në kompleksin klinik dhe problemet me parkingun. Edhe për këtë problem, Filipçe tha se procedura është në fazën finale dhe për dy-tre javë do të shpallet tenderi për partneritet publiko-privat për garazhde në katë në Qendrën Klinike.