Thaçi për vizitë dy ditore në SHBA

Thaçi për vizitë dy ditore në SHBA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë private dy ditore në SHBA. Kështu u bë e ditur nga një njoftim i presidencës, ku thuhet se Thaçi do të takojë miqtë shqiptaro-amerikan.

I pari i shtetit ka komentuar sot raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH-it). Në raportin e DASH thuhet se Kosova vazhdoi të luftojë rrezikun e terrorizmit nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova vazhdon të jetë vend anëtar i Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it.

Ndërkohë në Kosovë pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, që u mbajtën më 6 tetor./21Media