Zaman tha se ishte gabim që pranuan Kosovën si shtet

Zaman tha se ishte gabim që pranuan Kosovën si shtet

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman  sot në Beograd deklaroi se brenda një muaji do ta rishikojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Pavarësisë së Kosovës, në një takim me autoritetet kushtetuese në Pragë.

“Unë jam i kënaqur që Ministri i Mbrojtjes Lubomir Metnar tha se ishte gabim të pranosh Kosovën. Ai me siguri do të jetë në anën time”, tha Zeman në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, raporton b92.

Kurse, Vuçiq tha se Serbia është mirënjohëse ndaj Zeman për pikëpamjet e tij për Kosovën dhe tha se ai e informoi atë për problemet me të cilat po përballen.

“Unë nuk e prisja që ai të niste ndonjë iniciativë. Unë jam shumë mirënjohës për të dëgjuar zërin e tij”, tha ai.

Kosova është njohur nga Çekia në vitin 2008 – pak kohë pas shpalljes së pavarësisë – kur kryeministër i këtij vendi ka qenë Mirek Topolanek. Republika e Çekisë është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Serbia, tash e sa kohë, thuhet se është angazhuar në një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën që të zmbrapsen nga një hap i tillë.