Çmimi ndërkombëtar “Mihai Eminescu” është e arritura më e re e Lulzim Tafës

Çmimi ndërkombëtar “Mihai Eminescu” është e arritura më e re e Lulzim Tafës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë sot Medaljen Presidenciale të Meritave Lulzim Tafës, me çmimin ndërkombëtar “Mihai Eminescu”.

Në llogarinë e tij në Facebook, i pari i shtetit ka shpërndarë disa fotografi, teksa ka thënë fjalë shumë të mira për krijuesin letrar Lulzim Tafa.

Ai ka thënë se ky çmimi është e arritura me re e Lulzim Tafës

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave e dekorova krijuesin letrar Lulzim Tafa për afirmimin e letërsisë shqipe në botë.  Çmimi ndërkombëtar “Mihai Eminescu” është e arritura më e re e z. Tafa, të cilin e përgëzova me urimin që të korrë suksese të reja në fushën e letërsisë dhe atë akademike.” ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij.

Kujtojmë se, Medalje Presidenciale iu është ndarë edhe shumë personaliteteve të sferave të ndryshme. /21Media