Thaçi tha se si shoqëri nuk mund të lejojnë që të cenohet jeta e njeriut

Thaçi tha se si shoqëri nuk mund të lejojnë që të cenohet jeta e njeriut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar vrasjen e mbrëmshme të vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së Malishevës.

Presidenti duke ngushëlluar familjen Maloku ka theksuar se shoqëria kosovare nuk mund të cenohet asnjëherë.

”Familjes Maloku ua shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa e vlerësoj reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë. Si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Në fshatin Plloqicë të Malishevës, rreth orës 01:10 pas mesnatës janë vrarë dy vëllezër.  Të plagosurit Sh.M, 45-vjeçar dhe B. M, 34-vjeçar fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat, ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK./21Media

Vriten dy vëllezër në Malishevë