Presidenti e priti ndërrimin e moteve bashkë me ushtarët e Kosovës

Rama garantoi Presidentin se do ta kryejnë punën me përkushtim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ndërrimit të moteve qëndroi në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti suprem tha se Ushtria e Kosovës është nderi i vendit dhe shtoi se ka besim të plot tek ta.

“Në këto momente kur gjithë qytetarët e Kosovës po festojnë ndërrimin e moteve, Ushtria e Kosovës është në krye të obligimeve. Nderim dhe respekt për çdo ushtar dhe ushtare, ju jeni nderi. Kam besim të plot në angazhimin tuaj maksimal, në aksionet tuaja kudo që është nevoja”, tha presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, Gjeneral-lejtnant Rrahman Rama garantoi Presidentit Thaçin se do t’i kryejnë punët me nder dhe përkushtim.

Back to top button