Thaçi për Kurban Bajram në Burojë

Thaçi për Kurban Bajram në Burojë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët myslimanë.

Thaçi këtë festë ka vendosur ta kremtojë në vendlindje pranë prindërve.

“Bajrami festohet më së miri në familje. Sot, në Burojë, me prindërit e mi: nënën Hyrë dhe babain Haxhi. Gëzuar!”, ka shkruar kreu i vendit duke publikuar një fotografi ku shihet përkrah prindërve.

Sot besimtarët myslimanë festojnë Festën e Kurban Bajramit e cila njëherit është festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit./21Media