Thaçi tha se LVV ka kërkuar leje nga institucionet e Kosovës, kjo sipas tij, është një punë e mirë dhe e mbarë pasi siç tha ai, "kjo po e njeh Kosovën si shtet"

Thaçi tha se LVV ka kërkuar leje nga institucionet e Kosovës, kjo sipas tij, është një punë e mirë dhe e mbarë pasi siç tha ai, “kjo po e njeh Kosovën si shtet”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë konferencës për medie, sot foli edhe për protestën e nesërme (29 shtator) të organizuar nga Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se respekton të drejtën e qytetarëve për protesta dhe shprehjen e lirë.

Ai tha se i vjen mirë pasi që partia që do të mbajë protesta ka kërkuar leje nga institucionet e Kosovës, që sipas Thaçit kjo është një punë e mirë dhe e mbarë pasi siç tha ai, “kjo po e njeh Kosovën si shtet”.

Thaçi ripërseriti se është kundër ndarjes, shkëmbimit të territorit apo asociacionit me elemente ekzekutive, por që e mbështetë fuqishëm bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

“Protesta kundër Thaçit është kundër Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit”, tha i pari i vendit duke shtuar se kërkesa e vetme e tij është që kjo pjesë t’i bashkohet Kosovës.

Ndryshe, “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, është motoja e VV-së për protesten e neserme që pritet të mbahet prej orës 14:00.  “Data 29 shtator është dita kur masivisht duhet treguar mospajtimi ynë me pazaret që po bëhen me tokën e Kosovës. Presidenti Thaçi pa autorizim, pa legjitimitet e kokë në vete po zhvillon negociata me Vuçiqin për territorin e sovranitetin e vendit.” thuhet në njoftimin e VV-së për protestën. /21Media