Thaçi dhe Pacolli takohen me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel

Thaçi dhe Pacolli takohen me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, në kuadër të samitit të Sofjes, kanë takuar kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel, të cilit i ka kërkuar mbështetje edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Kosova dhe Belgjika kanë partneritet të mirë në shumë sektorë. Me përvojën e saj, Belgjika e ka mbështetur Kosovën në çdo hap të shtetndërtimit. Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sot kishim një takim bilateral edhe me Kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel, ku diskutuam për procesin e integrimeve euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës në botë. Kryeministrit belg i kërkuam mbështetje edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media