Tebas e dëshiron rikthimin e Neymarit

Tebas e dëshiron rikthimin e Neymarit

Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka pranuar se do të dëshironte që Neymar të rikthehet në Spanjë.

Ylli i PSG-së, gjatë afatit veror ka qenë i kërkuar nga Real Madridi dhe ish-klubi Barcelona, por transferimi i tij ka dështuar.

Mirëpo, Tebas ka thënë se ende ka shpresë që kapiteni i Brazilit të rikthehet përsëri në kampionatin spanjoll.

“Neymar, Mourinho, Guardiola, ka vend për të gjithë. Neymar për momentin është në PSG dhe arritje e tij shihej e pavërtetë pasi nuk ishte gati”, ka deklaruar ai.