Pas një serie tërmetesh në tri ditët e fundit

Pas një serie tërmetesh në tri ditët e fundit

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka reaguar pas tërmetit në Shqipëri.

Në një postim në “Twitter” Sassoli thekson se Evropa është gati të ndihmojë në rikonstruksionin e dëmeve që shkaktuan tërmetet.

“Në këto orë të vështira, ne jemi me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me të lënduarit ose ata që kanë humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, ka shkruar Sassoli.


 

Të shtunën në Shqipëri ndodhi një tërmet me magnitudë prej 5.8 ballë, më pas Shqipëria u përball edhe me tërmete të tjera me fillim të ditës së diel./21Media