Feronikeli dhe Prishtina po përballen në Drenicë

Feronikeli dhe Prishtina po përballen në Drenicë

Përballjen vendimtare për titull të kampionit ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, në Drenicë sot live po e përcjell edhe presidenti Hashim Thaçi.

Presidenti duke uruar që në ndeshjen e sotme të fitojë më i miri, nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Thaçi publikoi një imazh të bukur.

“Kryendeshja e fubollit të Kosovës në Drenas. Feronikeli – Prishtina. Atmosferë madhështore… Le të fitojë më i miri. Forca djema”, shkroi i pari i vendit, krahas fotografisë.

Kjo ndeshje do të përcaktojë fituesin e titullit të kampionit.

Feronikeli është në pozitën e parë me 77 pikë, ndërsa Prishtina në vendin e dytë me 75 pikë. Feronikeli mund të shpallet kampion me fitore apo barazim, ndërsa Prishtinës i duhet vetëm fitorja, pasi është dy pikë prapa Feronikelit. Nëse Feronikeli fiton, ky do të jetë titulli i tretë, kurse Prishtina do ta fitonte për herë të tetë këtë titull pas luftës./21Media