Nasser Al-Khelaifi nuk dëshiron ta lejojë largimin e talentit francez

Nasser Al-Khelaifi nuk dëshiron ta lejojë largimin e talentit francez

Kylian Mbappe ka shkëlqyer edhe në këtë stinor me fanellën e PSG, duke u kthyer në lojtarin kryesor të këtij ekipi.

Interesimi për 20-vjeçarin është shumë i madh, me Real Madridin që vazhdon ta kërkojë me ngulm.

Por presidenti Al-Khelaifi, ua ka bërë me dije se nuk pranon ta shesë Mbappen në asnjë skuadër, derisa ka folur disa fjalë edhe për situatën e Neymar.

Jam 200% i bindur se Mbape do të qëndrojë”, tha ai. “Dua që lojtarët të japin gjithçka dhe të mbrojnë nderin e fanellës dhe të luftojnë për të realizuar objektivat e klubit. Duhet të jemi të bashkuar për të vazhduar projektin që kemi nisur. Neymar? Askush nuk e ka detyruar të bashkohet me ne. I pëlqeu projekti jonë dhe erdhi me dëshirën e vet”, përfundoi Al-Khelaifi.