"Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë"

“Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Met po qëndron te familja Haradinaj në Gllogjan, pas ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt.

Meta përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Haradinaj.

“Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë. Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh. Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë Meta.

Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt është ndarë nga jeta mbrëmë, varrimi i tij do të bëhet të hënën në orën 14:00 në Gllogjan./21Media