Presidenti i rizgjedhur i Sllovenisë premton

Presidenti i rizgjedhur i Sllovenisë premton

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, në fjalimin e tij të parë pasi që shënoi fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, falënderoi votuesit për shkak të besimin të tyre në demokraci dhe premtoi se do të bëj çmos që edhe ata, të cilët nuk kanë votuar për të, të fillojnë të besojnë në demokraci.

Pahor tha se porosia e këtyre zgjedhjeve është se kanë fituar partitë politike, të cilat bashkojnë dhe porositi se do të jetë president i të gjithë sllovenëve, duke premtuar se do të flet më shpesh për çështjet e rëndësishme.

Pahor, i cili në rrethin e dytë fitoi 53 për qind të votave, uroi rivalin e tij, prefektin e Kamnikut, Marjan Sharecin, i cili fitoi 47 për qind të votave, duke theksuar se është ky një rezultat mjaft i mirë, i cili meriton duartrokitje.

Në anën tjetër, Sharec pranoi humbjen dhe ja uroi fitoren Pahorit, por shtoi se suksesi i tij, si një politikan relativisht i ri në skenën politike të vendit, dëshmon se qytetarët kërkojnë ndryshime./21Media