Mesazhe ngushëlluese për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Mesazhe ngushëlluese për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Derisa i gjithë vendi është tronditur nga lëkundje të forta tërmeti për dy ditë me radhë, njerëzit janë zgjuar mes panikut e frikës, shumë njerëz iu kanë dalë në ndihmë dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre. Shqipëria ka pranuar edhe shume mesazhe ngushëlluese nga njerëz të ndryshëm.

Në mesin e tyre edhe n, presidenti i Federatës së Futbollit të Holandës Michael van Praag dhe shumë personalitete të futbollit evropian dhe botëror kanë dërguar telegrame ngushlluese për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka pranuar mesazhin e presidentit të UEFA-së Aleksander Ceferi.

“I dashur Armand, Ju përcjellim ngushëllimet tona të thella për viktimat e tërmetit, zemrat tona janë me familjet e tyre!”, ka thënë presidenti Ceferin.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit dy ditë më parë, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë i cili la të vdekur 42 persona dhe më shumë se 700 persona mbeten të lënduar. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia./21Media