Presidenti Ibrahim Rugova kujtohet në ditëlindjen e tij

LDK-ja bën homazhe te varri i Rugovës

Sot është ditëlindja 75-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Për të nderuar veprimtarinë e tij, kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj sot nga ora 09:55 do të vendosë kurora me lule te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Rugova, anëtarë të Kryesisë së LDK-së sot nga ora 10:30 do të bëjnë homazhe te varri i tij dhe nga 10:45 do të vizitojnë familjen Rugova.

Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006./21Media

Back to top button