Presidenti i Malit të Zi flet për demarkacionin
Vujanoviç: Vendimi për demarkacion të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç ka theksuar se do të presin me durim Kuvendin e Kosovës, për të vendosur për Demarkacionin e kufirit, i cili vendim, siç tha ai, beson të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Vujanoviç në një intervistë për Televizionin Publik të Kosovës, ka pohuar se Kuvendi i Malit të Zi e ka përfunduar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, ndërsa presin që këtë ta bëjë edhe Kuvendi i Kosovës.
“Kemi durim që të presim ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe besoj që vendimi do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, tha Vujanoviç./21Media