Presidenti dhe kryeparlamentari po komunikojnë zyrtarisht me letra

Presidenti dhe kryeparlamentari po komunikojnë zyrtarisht me letra

Presidenti, Hashim Thaçi, sot  i ka dërguar një shkrese zyrtare  kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, nëpërmjet së cilës  ka kërkuar që  koalicioni PAN të propozojë mandatarin e ri për kryeministër.
Por pasdite kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka kthyer përgjigje negative. Në letrën shkruar presidentit, Veseli, në cilësinë e kryetarit të PAN-it, ka theksuar se si koalicion nuk kanë propozim për mandatar, dhe se zgjedhjet e reja janë rruga e vetme për të dalë nga vakumi institucional.
Vesli ndërkaq ka bërë të ditur se për të hënën ka ftuar Kryesinë e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare do të diskutojnë për shpërbërjen e legjislaturës aktuale.
Edhe partitë e tjera politike janë shprehur pro zgjedhjeve të reja./21Media