Presidenti Meta nesër në Gjilan

Vizitë ngushëlluese në familjen Abazi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nesër do të vijë në Gjilan.

Në ora 13:00, presidenti Meta, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do të qëndrojnë në familjen Abazi për vizitë ngushëlluese.

Ndërkaq, në ora 13:15, kryetari Lutfi Haziri pret në takim në zyrën e tij presidentin Meta dhe kryeministrin Haradinaj, e më pas do të ketë prononcim për media.

Familja Abazi e Livoqit të epërm të Gjilanit humbi dy djemtë nga tërmeti që goditi Shqipërinë me 26 nëntor. Vëllëzërit nga Gjilani ishin në mesin e 51 viktimave që vdiqen nga termeti. /21Media

Back to top button