Saraçini e ka falënderuar Moustafan për bashkëpunimin

Saraçini e ka falënderuar Moustafan për bashkëpunimin

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, ka vlerësuar paraqitjet e Kosovës në kampionatin botëror të juniorëve në Spanjë.

Vlerësimin për kombëtaren e Kosovës, Presidenti Moustafa e ka dhënë të hënën mbrëma në një takim që e kishte në Vigo me Presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Izet Gjinovci. Gjatë takimit, Moustafa ka përgëzuar Saraçinin për paraqitjen në botëror. I pari i IHF-së e ka cilësuar ekipin e Kosovës të mirë dhe premtues për të ardhmen.

Ndërkohë Saraçini e ka falënderuar Moustafan për bashkëpunimin dhe për mundësinë që IHF-ja ia ka dhënë FHK-së për organizimin e garave IHF Trophy.

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës takohen rregullisht me Presidentin Moustafa, ndërsa në takimin në Vigo është thënë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i madh, sidomos në punë me gjenerata të reja.

Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik.