Thaçi ka nënshkruar sot dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij

Thaçi ka nënshkruar sot dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij

President i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar sot dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij ku ka theksuar se riorientimi i mjeteve i bërë me rishikimin buxhetor synon zhvillim më të qëndrueshëm

“Sapo nënshkrova dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij. Riorientimi i mjeteve i bërë me rishikimin buxhetor synon zhvillim më të qëndrueshëm dhe stabilitet makroekonomik”, thuhet në postimin e Thaçit në Facebook.

Ndryshe Kuvendit i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2017 në muajin e kaluar./21Media