Presidenti nominon Albin Kurtin për kryeministër

Kurti: Jemi të gatshëm për takime me LDK-në

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  ka deklretuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për mandatar për formimin e Qeverisë. Pas dekretit nga presidenti, Albin Kurti, i ka 15 ditë kohë për formimin e Qeverisë së re. Kryetari i Vetëvendosjes tha se mbetet i hapur për takime me Isa Mustafën për arritjen e marrëveshjes. Në LDK thonë se i takon Vetëvendosjes si parti fituese të marrë përgjegjësitë. LDK nesër pritet ta mbajë mbledhjen e kryesisë së partisë ku do të vendoset për hapat pas caktimit të mandatarit. (Përgatiti: Burim Zariqi, Kamera: Berat Bahtiri)./21Media

 

Back to top button