Presidenti nuk dekreton Projektligjin për Pagat, hyn në fuqi në mënyrë të heshtur

Afati i fundit ka qenë dje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka dekretuar Projektligjin për Pagat, ndërsa pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në fuqi në mënyrë të heshtur. Këtë e ka konfirmuar zyra për Informim e Presidencës për kp.

“Projektligji për Pagat nuk është dekretuar nga Presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi. Zyra e Presidentit ka marrë premtime nga sponsorët e këtij projektligji, se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Afati i fundit për dekretimin e Projektligjit për Paga nga ana e Presidentit, ka qenë dje në orën 24:00.

Ligji për paga në sektorin publik, në Kuvendin e Kosovës ka kaluar më datën 2 shkurt të këtij viti.

Back to top button