Stjernvall: Finlanda do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Stjernvall: Finlanda do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës, Pia Stjernvall.

Thaçi ka uruar Stjernvall për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në ushtrimin e postit të ambasadores në Kosovë.

“Do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, nga shpallja e pavarësisë, deri te shtet ndërtimi dhe forcimi i subjektivitet ndërkombëtar”, tha Thaçi.

Ai i ka ofruar ambasadores mbështetje në forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Nga ana tjetër, Stjernvall ka thënë se Finlanda do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.