Medalja e artë Akilit ia sjellë atij 700 pikë Olimpike

Medalja e artë Akilit ia sjellë atij 700 pikë Olimpike

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova sot fitoi medaljen e artë  në Grand Prix të Budapestit të Hungarisë. Akili mposhti me Ippon xhudistin rus, Gjeorgii Elbakiev, në kategorinë -73 kg.

Me rastin e fitores së Akilit në Hungari, presidenti i vendit, Hashim Thaçi u shpreh se ndihet krenar me ekipin e xhudos.

“Akil Gjakova i artë në Hungari. Krenar me ekipin e xhudos, që po i sjellë vendit suksese të njëpasnjëshme.”, shkroi Thaçi në facebook.

Fitorja e sotme është një tjetër sukses i madh i Akil Gjakovës, Driton Kukës dhe xhudos kosovare. Medalja e artë ia sjellë atij 700 pikë Olimpike për Tokio 2020./21Media