Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot kishte takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot kishte takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson

Me anë të një postimi në faqen e tij të Facebook-ut, Thaçi deklaroi se në takimin me sekretarin Johnson, biseduan mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan rtv21.tv.

Dialogu është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve, e ky është një mendim i përbashkët i të dyja palëve. Sipas Thaçit, Mbretëria e Bashkuar mbështetë Kosovën në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit.

Thaçi sot po ashtu ka marrë pjesë në promovimin e librit në Londër që i kushtohet atij.

Postimin e plotë të presidentit mund ta lexoni më poshtë./21Media