Thaçi rendit disa arsye

Thaçi rendit disa arsye

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar pjesëmmarrjen në Samitin e Ohrit. Thaçi ka bërë të ditura arsyet pse nuk po merr pjesë në këtë samit.

“Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.”, ka shkruar Thaçi në Facebook

Tutje ai ka thënë se Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

“Por, Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta.”, ka përfunduar presidenti.

Ndërsa sonte në Ohër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë zhvilluar një takim informal.
Sipas Oranews ky takim ka zgjatur 120 minuta dhe është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik si dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve në Ballkan.

Në këtë samit nuk merr pjesë as ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli./21Media