Thaçi takohet me presidentin e Malit të Zi

Thaçi takohet me presidentin e Malit të Zi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun e tij malazez, Filip Vujanoviq në Sofje të Bullgarisë.

Për këtë takim, Thaçi ka njoftuar përmes Twitterit.

“Në margjinat e forumit #Sofia, kam pasur gjithashtu një bisedë të këndshme me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta!”, ka shkruar ai./21Media