Presidenti Trump tallet me Greta Thunberg

”Qesharake Greta”

Në një postim në Twitter presidenti amerikan Donald Trump është tallur me aktivisten suedeze për mbrojtjen e klimes Greta Thunberg, duke kerkuar nga ajo që të mësojë ta menaxhojë zemërimin dhe të qetësohet.

”Qesharake Greta duhet të  punojë në menaxhimin e problemit me zemerimin pastaj të shikojë një film të vjetër e të mirë me shoqerinë e saj. Qetësohu Greta,qetësohu”, ka shkruar Trump në Twitter.

Pas reagimit te presidentit Trump, biografia e aktivistes Thunberg në Twitter është edituar dhe zevëndësuar me një përgjigje ironike ndaj presidentit Trump.

Tinejxhere duke punuar ne menaxhimin e problemit me zemerimin. Aktualisht duke shikuar me miq nje film te mire te modes se vjeter“.

Kujtojmë që, Greta Thunber është zgjedhur personi i Vititi për vitin 2019 nga revista “Time”. /21Media 

Back to top button