Presidentja Osmani takoi Presidentin Biden në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me presidentin amerikan Joe Biden, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, Presidentja Osmani e ka përshkruar shkurt fotografinë e publikuar me Presidentin Biden dhe bashkëshorten e tij, Jill Biden.
Osmani ka thënë se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë e palëkundur.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button