"Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!"

“Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!”

Pas zgjedhjeve të djeshme për Parlamentin Evropian, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar vendim sa më të shpejtë për liberalizimin e vizave.

Hoxha ka shkruar se “votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian”, duke shtuar se rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave.

“Votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian. Rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave.  Andaj, presim dhe kërkojmë të ketë vendim sa më shpejt. Republika e Kosovës ka përmbushur kriteret – tani radha është te BE-ja ta përmbush pjesën e vet të marrëveshjes! Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka deklaruar se në Gjermani i është premtuar liberalizimi i vizave, ndërsa ka pohuar se si kohë opsionale mund të jetë shtatori./21Media