Gratë e harruara në animacion bëhen pjesë e Anibarit këtë edicion

Gratë e harruara në animacion bëhen pjesë e Anibarit këtë edicion

Më 18 gusht do të bëhet një prezantim lidhur me dhjetë gratë që morën pjesë në historinë dhe zhvillim e artit të animacionit, theks të veçantë do të ketë karriera e animatores britanike Joy Batchelor.

Ndryshe që njihet edhe si bashkë themeluesja e studios së famshme britanike të animacionit “Halas & Batchelor”.

Këtë prezantim do e bëjë gazetarja Nancy Denney-Phelps, e cila njihet si gazetare që shkruan rreth animacioneve dhe festivale evropiane, si dhe producente e muzikës për animacion.

Prezantimi do të shoqërohet me klipe dhe fotografi të shumta filmash./21Media