Studentët promovojnë talentin e tyre

Studentët promovojnë talentin e tyre

Mbi tri motivet: Gobleni spanjoll me kitare, Unaza e Vjedhur dhe Frikët nga merimangat, është ndërtuar filmi nga studenti Indrit Ferati. Ai bashkë me 5 kolegët e tij kanë përgatitur filma të metrazhit të shkurtër që do të prezantohen në Fakultetin e Artëve më datën 28 janar në orën 11:00.

Këto projekte filmike kanë nisur si detyrë semestrale por studentet tani hapin dyert për të gjithë dashamirët e artit që duan të shohin punën e tyre. /21Media