Ngjarja fillon nga ora 10:30

Ngjarja fillon nga ora 10:30

Ministria e Punëve të Brendshme sot mban konferencë për media në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale “Me letra”, ku do të diskutohet për progresin e deritanishëm, si dhe prezantohen planet konkrete lidhur me këtë fushatë.

Në konferencë do të marrë pjesë, Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Alessandra Roccasalvo, u.d. përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë, si dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Fushata e legalizimit, pjesë e përkrahjes afatgjatë nga Projekti për Sigurinë në Kosovë (KSSP) i UNDP-së, u mundësua përmes kontributit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane.

Ngjarja do të fillojë nga ora 10:30.