Punimet hulumtuese ofrojnë këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës

Punimet hulumtuese ofrojnë këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) sot prezanton studimin “Personat e Pagjetur” dhe “Personat e Zhvendosur” në kontekstin e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë konferencë do të shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë. Këto studime trajtojnë tema specifike që mund të jenë pjesë e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Punimet hulumtuese ofrojnë këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës se cili duhet të jetë pozicioni specifik i Kosovës në secilën prej çështjeve të lartpërmendura.

Këto punimet japin përgjigje dhe rekomandime në disa nga çështjet si: Çfarë duhet të insistojë Kosova në dialog me Serbinë për çështjen e personave të pagjetur dhe të zhvendosur? A ka Serbia informacione për vendndodhjen e personave të pagjetur? Dhe cili mund të jetë roli specifik i BE-së në këtë çështje?

Prezantimi bëhet në ora 10:15 në Hotel Sirius në Prishtinë.