600 intelektualë të Kosovës kanë nënshkruar peticion për lirimin e Ramush Haradinajt

600 intelektualë të Kosovës kanë nënshkruar peticion për lirimin e Ramush Haradinajt

Sot do të bëhet prezantimi i peticionit të nënshkruar nga 600 intelektualë të Kosovës, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të ish kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Prezantimi bëhet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, me ç’rast përfaqësues të intelektualëve do të prezantojnë të dhëna rreth peticionit dhe kërkesave të tij.

Vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt është shtyrë nga Gjykata e Francës më 6 prill deri më 27-të këtij muaji./21Media