Roboti i parë shtëpiak për përkujdesje shëndetësore

Roboti i parë shtëpiak për përkujdesje shëndetësore

Prodhuesi i specializuar i pajisjeve medicinal Medisana ka lansuar në IFA 2019 në Berlin robotin e parë shtëpiak për përkujdesje shëndetësore.

Medisana Temi është i dizajnuar që të ndihmojë njerëzit që të jetojnë të pavarur brenda shtëpive apo banesave të tyre edhe gjatë moshës së shtyer. Ky robot pritet që të lansohet në treg deri në fund të këtij viti me një çmim prej 3000 eurove dhe në çmim është përfshirë edhe mirëmbajtja e tij gjatë 30 muajve pas blerjes.

Ky robot është rezultat i punës së përbashkët ndërmjet kompanive Medisana dhe Temi. Është një produkt i avancuar i robotit tashmë ekzistues në tregun amerikan. Medisana Temi jo vetëm që siguron konektivitet me botën e jashtme në fushën e përkujdesjes shëndetësore, por përmes shërbimeve të tjera si ai Amazon Aleksa, roboti shërben edhe si mjet komunikimi me familje dhe miq.

Ai mund të komandohet edhe përmes komandave të zërit apo prekjes me dorë, varësisht prej përzgjedhjes së shfrytëzuesve./21Media