“Sulmet në Twitter të presidentit Trump, pikëlluese për vendin”

“Sulmet në Twitter të presidentit Trump, pikëlluese për vendin”

Prezantuesja televizive Mika Brzezinski, i është përgjigjur sulmit në Twitter të presidentit amerikan Donald Trump, në të cilin ai e quajti atë të çmendur dhe tha se fytyra e saj po kullonte nga operacionet plastike.

“Mendoj se është e frikshme dhe me të vërtetë trishtuese për vendin tonë kjo çfarë po ndodhë“ tha Brzezinski në programin “Morning Joe” që ajo e drejton bashkë me Joe Scarborough, në televizionin MSNBC, shkruan rtv21.tv

Ajo shtoi se është mirë por e shqetësuar për atë se çfarë kjo situatë zbulon për presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Trmp i cili shpesh i sulmon ato që i quan “lajme të rreme” në mediat amerikane dhe i cili këtë javë lansoi sulme ndaj CNN-it, New York Times-it dhe Washington Post-it, dje vendosi në shënjestër të sulmit Scarborough dhe Brzezinskin.

Presidenti republikan e quajti Brzezinskin, gazetare dhe vajza e ish këshilltarit për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Zbigniew Brzezinski, me inteligjencë të ulët dhe të çmendur dhe tha se fytyra e saj po kullonte nga operacionet plastike, kur ajo e kishte vizituar pronën e presidentit në Mar A-Lago në prag të Vitit të Ri. Ndërkohë bashkë prezantuesit të saj, ish-kongresistit republikan, Scarborough iu referua si “psikopat”./21Media