Edicioni i 9-të do të mbahet në objektin e TKK-së

Edicioni i 9-të do të mbahet në objektin e TKK-së

Organizatorët e festivalit të filmit PriFest, nëpërmjet një komunikate kanë njoftuar se edicioni i sivjetëm i paraparë për t’u mbajtur në muajin prill, do të mbahet në muajin korrik në Prishtinë.

“Pas përpjekjeve tona që të organizojmë festivalin në prill sikurse vitet e fundit, arritëm në përfundim se kjo gjë është e pamundur për shkak të shumë faktorëve, dhe më të rëndësishmit janë, mungesa e hapësirës adekuate si sallë kryesore për mbajtjen e aktiviteteve të festivalit, moti i paparashikueshëm në muajin prill që nuk lë mundësi për organizimin e projeksioneve të filmit në qiell të hapur, si dhe vështirësia e vonesa për të marrë përgjigje me kohë lidhur me financat nga institucionet e ndryshme publike – partnere të festivalit për shkak se përgatitjet përkojnë me fillimin e vitit financiar.
Duke pasur këto argumente te fuqishme, ne shikuam hapësirat kalendarike në relacion me festivalet tjera rajonale dhe ndërkombëtare dhe korriku rezulton të jetë më i përshtatshëm për festivalin PriFest. Ne si menaxhment jemi shumë pozitiv se ky ndërrim do të sjell disa përparësi për festivalin, e një ndër to, kryesorja, është mundësia e përdorimit të hapësirës së Teatrit Kombëtar e cila në muajin korrik nuk ka aktivitete”, shkruhet në komunikatë/21Media