Ky libër është publikuar në dhjetëra gjuhë dhe është filmuar disa herë

Ky libër është publikuar në dhjetëra gjuhë dhe është filmuar disa herë

Njëri prej librave më të mira të letërisë shqipe “Prilli i thyer” i shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare tani është botuar edhe në Itali.

Librin e ka botuar Shtëpia Botuese “La nave di Teseo”, të cilën më 2015 e themeluan botuesja Elisabetta Sgarbi dhe shkrimtari Umberto Eco, të cilët u larguan nga Shtëpia Botuese “Bompiani”, kur këtë e bleu vajza e Berlusconit.

Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtari i njohur, Ag Apolloni në rrjetin social në Facebook.

“Prilli i thyer” është roman që mjeshtërisht e kthen në fakt artistik aktin më të lartë dhe më të lashtë juridik të shqiptarëve.

Ky libër që për temë ka besën, gjakmarrjen dhe kanunin në krahinat malore të Shqipërisë Veriore, është përkthyer dhe botuar në dhjetëra gjuhë dhe është filmuar disa herë. /21Media