Borëbardha e Hirushja në një stil klasik indian

Borëbardha e Hirushja në një stil klasik indian

Modelja dhe Make-up artistja, Hamel Patel vendosi kohët e fundit për të bërë atë që vajzat e panumërta kanë bërë gjatë viteve, duke ‘luajtur’ me veshjet dhe duke rikrijuar Princeshat e Disney.

Hamel është nga Karolina e Veriut, por ajo e kujton trashëgiminë e saj familjare duke riinterpretuar karaktere klasike si Borëbardhën dhe Hirushen në një stil klasik indian.

E famshme për ngjyrat e saj, veshjet që rrjedhin dhe bizhuteri të zbukuruar, moda indiane plotëson fantazinë dhe imagjinatën e princeshës së Disney, transmeton rtv21.tv.

“Duke u rritur, unë gjithmonë dëshiroja që të isha një princeshë Disney që mund të përfaqësoja vendin nga erdha”, ka shkruar ajo në Instagram./21Media