Ai është në gjendje të mirë

Ai është në gjendje të mirë

Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv me  koronavirusin, konfirmoi Clarence House.

Princi Charles, 71 vjeç, po shfaq simptoma të buta ” mbetet me shëndet të mirë”, tha një zëdhënës.

Dukesha e Cornwall, 72 vjeç, gjithashtu është testuar, por ka rezultuar negativ, raporton BBC , përcjell portali rtv21.tv

Clarence House bëri te ditur se Charles dhe Camilla po qëndronin të izoluar në Balmoral, duke shtuar se princi “ka punuar në shtëpi gjatë ditëve të fundit”.

Një deklaratë zyrtare thuhet: Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, princi dhe dukeshja tani po izolohen në shtëpi në Skoci./21Media